Luta kërkon që Lugina të jetë pjesë e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës

0
278

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njwherit keyetarw i komunws sw Gjilanit, tha për Euronjus Albania se Lugina e Preshevës duhet përfundimisht të përfshihen në dialogun me Serbinë, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë aty të gjejnë mbështetjen dhe përkujdesjen e duhur politike.

Haziri u shpreh se, ndryshe nga partia e tij, i beson kufirit të ri si mundësi e mirë për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve. 

“Është kauza që unë besoj; Presheva, Bujanovci dhe Medvegja duhet përfundimisht të përfshihen në zgjidhjen e problemit në kuadër të dialogut dhe duhet të përfshihet brenda Republikës së vet. Duke qenë shqiptarë me dy shtete, banorët e Preshevës kanë mbetur pa përkujdesje dhe janë vetëm 20 minuta larg Gjilanit.

Ndryshe nga partia ime, unë i besoj kufirit të ri si mundësi e mirë për zgjidhjen e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Haziri.

Kërkesën e opozitës për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut me Serbinë Haziri e lidh me qëllimin që Kosova të arrijë rezultate të shpejta dhe të pranuara në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Nënkryetari i LDK tha se edhe prania e Bashkimit Evropian është shumë e rëndësishme, por shtoi faktin se përvoja ka treguar që për çështje të ndjeshme si kjo mes Kosovës dhe Serbisë, BE-ja nuk ka përmbyllur asgjë pa praninë e SHBA-së.