Arifi: Vazhdon ndërtimi i parqeve dhe këndi i lojrave nëpër Bashkësitë Lokale të Preshevës

0
326

Postimi i kryetarit të APN-së Shqiprim Arifit

Sot vizitova punimet që janë duke u realizuar në ndërtimin e parkut në Bashkësinë Lokale Geraj.

Projekti po realizohet në kuadër të Planit investiv, ku është paraparë rregullimi hapësirave publike nëpër vendbanimet e komunës sonë, me qëllim të rekreacionit dhe shfrytëzimit të kohës së lirë nga të gjitha grupmoshat.