Serbia ka blerë dy medikamente të fundit për trajtimin e virusit korona, të cilët janë në dispozicion në të gjitha qendrat klinike, qendrat-spitalore dhe spitalet e përgjithshme, njoftoi Fondi Republikan i Sigurimit Shëndetësor.
Këto janë barërat Bamlanivimab dhe Regeneron nga grupi i antitrupave neutralizues monoklonalë për trajtimin e Covid-19.
Të dy barëtar aplikohen në dhjetë ditët e para pas shfaqjes së simptomave dhe përfaqësojnë një mundësi tjetër që infeksioni të ndalet në fazën e hershme të sëmundjes, thuhet në njoftimin e Fondit Republikan i Sigurimit Shëndetësor.








