Një seancë e re e Shtabit të Krizave është planifikuar për sot në orën 15:30, dhe sipas shifrave që tregojnë se numri i vaksinuarve po rritet dhe korona ngadalë po zhduket në vendin tonë, mund të pritet lehtësimi shtesë i shumëpritur të masave në fuqi.
Sipas informacioneve jozyrtar, në seancën e paralajmëruar do të diskuthet mundësia e organizimit të dasmave, maturave dhe koncerteve, si dhe tubime të tjera masive të pritura me padurim. Në cilat kushte, kur dhe për kend do të lejohen këto lloj festimesh, janë temat e mundshme të takimit të sotëm .
Tema që mund të gjendet në tryezën e rrumbullakët sot është doza e tretë e vaksinës, e cila nuk është miratuar me ligj deri më tani, dhe e cila është njoftuar kohët e fundit nga stafi mjekësor i Shtabit të Krizave.
“Është e qartë për të gjithë ne që merremi me këtë punë që ata që nuk kanë antitrupa pas dy dozave, dhe koha ka kaluar, duhet të marrin një tjetër ose një dozë të së njëjtës vaksinë, ose të ndryshojnë vaksinën” tha Dr. Kon.








