Një shofer 46 vjeçar pësoi lëndime të rënda trupore kur traktori u përmbys të enjten, afër pendës së Rahovicës, komuna e Preshevës, ndërsa ai po transportonte dru.
Policia thotë se shoferi arriti të kërcej dhe largohet nga traktori.
Ai së pari u trajtua në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë, pastaj u transferua në Qendrën Spitalore të Vranjës.








