Shtabi qeveritarë i krizave do të takohet nesër, pritet lehtësim i ri i masave për kafenetë dhe restorantet

0
347

Shtabi qeveritarë i krizave në luftën kundër virusit korona do të mbajë seancën e radhës gjatë ditës së nesërme me fillim prej orës 16.00h.

Sipas informacioneve jozyrtare, do të bëhet fjalë për punën e kafeneve dhe restoranteve, përfshirë edhe punën në ambiente të mbyllura.

Jozyrtarisht, është mësuar se pjesët e mbyllura të restoranteve dhe kafeneve mund të jenë të hapura nga fundjava e ardhshme./LajmiAL/