Qytetarët e Ballkanit të vaksinuar me këto vaksina mund të udhëtojnë në vendet e BE-së?

0
358

Komisioni Evropian sot ka dhënë rekomandime që shtetasit e vendeve të huaja që janë të vaksinuar me vaksinat e miratuara nga Bashkimi Evropian mund të hyjnë në vendet anëtare pa kufizime të veçanta. Ky njoftim vlen edhe për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, BeH, Serbinë, Malin e Zi. Pra

Komisioni Evropian sot ka dhënë rekomandime që shtetasit e vendeve të huaja që janë të vaksinuar me vaksinat e miratuara nga Bashkimi Evropian mund të hyjnë në vendet anëtare pa kufizime të veçanta.

Ky njoftim vlen edhe për shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, BeH, Serbinë, Malin e Zi. Pra shtetasit e këtyre vendeve që kanë marrë vaksinën Fajzer dhe Astrazeneca mund të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së.
Por megjithatë, KE pritet që të bëj zyrtar vendimin final, duke sqaruar lehtësime edhe për ato vende ku ka numër të vogël të infektimeve dhe se situata është nën kontroll, dhe se këto vende kanë bërë përparime në planin e vaksinimit.

“Koha është për turizëm dhe propozojmë që të pranojmë vizitorët e vaksinuar dhe ata nga vende me shëndet të mirë”, publikoi në tuitter, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen.

Vendet anëtare pritet që nesër të nisin debatin për këto propozime dhe të dakordohen për këtë çështje për lëvizjen e lirë dhe kthimin e një pjesë të normalitetit./Lajmi-AL/