Nga sot vaksinimi pa termin, në komunën e Bujanocit 20 raste të reja me Covid-19

0
342

Sipas të dhënave më të fundit nga Shtabi për situata emergjente në Vranjë nga 447 mostra nga rrethi Pçinjës, 119 janë pozitivë me virusin korona.

Nga ky numër, 61 persona janë nga Vranja, 9 nga Vladiçin Hani, 5 nga Surdulica, 14 nga Bosilegradi, 7 nga Presheva, 20 nga Bujanoci dhe 3 nga Tërgovishta.

Nga sot fillon mënyra e re e vaksinimit të qytetarëve. Përveç paraqitjes përmes portalit e-Uprava dhe qendrës së kontaktit, të gjitha vetqeverisjet lokale kanë filluar të organizojnë punktet e lira ku qytetarët mund të vijnë pa paraqitje paraprake.

Një regjim i tillë në qytetin e Vranjës ka filluar nga dita e djeshme, ndërsa në komunën e Bujanocit qytetarët nga sot mund të paraqiten te dispanzeri i mjekësisë së punës dhe mund ta marrin vaksinën pa kurfar procedure paraprake./LajmiAL/