Gazetarja Ardita Behluli në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj reagimit të kryetarit të Lëvizjes për Reforma Sami Salihu, siç shkruan ajo ndaj fyerjeve dhe sharjeve në drejtim të saj.
Gazetarja e Blic Presheva ka shkruar se deri sa po kthehej në shtëpi nga zyrja, është takuar me kryetarin e LR i cili e ka kritikuar me postimin e lajmit, ku shkruhej se Sami Salihu e voton Ragmi Mustafën për kryetar komune dhe ajo ka kërkuar që i njejti të deklarohet rreth kësaj ngjarje.
Siç mëson presheva.com, rasti është lajmëruar më polici.
Lexo postimin e plotë:
MOS MA NDALO FJALËN E LIRË
Kur kam nisur rrugëtimin tim mësova se Gazetaria është punë me rrisk e aq më shumë në Preshevë. Njerëzit me të cilët kam bashkëpununar dy dekada për një moment reagojnë ndryshe, bie një lajm i publikuar në Blic Presheva e që i paska trembur pa fund. Kur e bëj lajmin marr burrimet i citoj varësisht për cfar flitet ose e ruaj konfidencialitetin. Unë vetëm publikova titullin
SAMI SALIHU VOTON PËR KRYETAR RAGMI MUSTAFËN
Pak minuta pas publikimit deri sa po shkoja për në banes u rastisëm para redaksisë me Sami Salihun për të cilin bëhej fjalë teksti.
Rasti mbret i botës për të keq, nëse ishte rastësi kjo?
Filloi të më kritikojë pse kam postu lajmin, duke thënë se nuk ka të vërtetë, ku i morre informatat, pse sillesh si militante etj………… Unë u munduam me qetësi ta sqarojm se burim kemi njerëzit breda partisë dhe opcionin e ka të hapur të dale dhe ti demantoje të pavërtetat siç thotë ai. Unë personalisht nuk lejoj sharje dhe ofendime fillimisht personale ndaj meje e aq më keq si një gazetare profesioniste. Kërkoj që personi në fjalë të reflektoj për reagimin e sontëm.









