Dita Botërore e Autizmit, mungojnë të dhënat e sakta për numrin e të prekurve

0
577

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm.

Kjo ditë është vendosur në 2 Prill dhe është përfshirë në Agjendën e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, e cila premton që askush të mos mbetet pas.

Dita Botërore e Autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Jo vetëm në komunën e Bujanocit por edhe në kuadër të shtetit nuk ka të dhëna të sakta lidhur me numrin e të prekurve nga Autizmit, ky është një shqetësim në nivel vendi mbi përkushtimin ndaj personave me autizëm.

Sipas të dhënave që kemi arritur të sigurojmë e të cilat nuk janë zyrtare, në komunën e Bujanocit nuk ka persona plotësisht të aftësuar që mund të punojnë me persona me autizëm, megjithatë nga buxheti komunal ndahen mjetet per angazhimin e personave që punojnë me nxënësit me nevoja të veçanta.

Më 12 dhjetorë të vitit të kaluar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi në vazhdën e përkushtimit ndaj personave me aftësi të veçanta, ka nënshkruar pagesën për përkrahje financiare të personave që ishin përfitues të ndihmës nga konkursi i shpallur me poashtu në dhjetorë të vitit të kaluar.

Kjo ndihmë financiare kap vlerën prej 1.014.000, dinarë nga e cila kanë përfituar 169 persona.

Edhe kë vit Komuna e Bujanocit ka ndarë mjetet financiare për angazhimin e 33 asistentëve që do të merrem me fëmijët me nevoja të veçanta, ku bëjnë pjesë edhe fëmijët me autizëm.

Megjithatë shoqëria civile si duket edhe kësaj radhe është e përgjumur sa i përket organizimit të aktiviteteve lidhur me personat e prekur nga autizmi sikur që ishte e përgjumur edhe në ditën botërore të sindromës dwun.

Autizmi është një çrregullim i zhvillimit, i karakterizuar nga dëmtimi i ndërveprimit social dhe i komunikimit, si dhe nga sjellje të kufizuara dhe përsëritëse./LajmiAL/