Masat mbesin në fuqi. Bërnabiç deklaroi se sot nuk do të ketë seanca të Shtabit të Krizave

0
418

Masat e aprovuara për parandalimin e pandemisë së virusit koronar mbeten në fuqi deri në një njoftim tjetër, duke pasur parasysh se sot nuk do të mbahet seanca e Shtabit të Krizave.

Siç deklaroi sot në mëngjes Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, seanca as nuk ishte planifikuar.

“Ne nuk kemi seancë të Shtabit të Krizave sot, nuk ishte planifikuar, dhe as nuk duhej të ishte sot” ka thënë Kryeministrja e Serbisë.

Ajo shtoi se situata është e vështirë, dhe ajo që na shpëtoi dhe na shpëton ende janë vaksinat.

“Në këtë moment, rreth 25 për qind e popullsisë së rritur kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ata nuk janë të mbrojtur, por janë në atë rrugë. Ne kemi 16% të rivaksinuar.

Nëse nuk do të shkonim aq mirë me vaksinimin, këto numra të njerëzve të infektuar do të shkonin në më shumë se 10,000 njerëz të infektuar” tha Bërnabiç./LajmiAL/