Albulena Haxhiu flet për ministritë që mund t’ua marrë Vjosa Osmani

0
406

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka deklaruar se ende nuk kanë vendosur për përbërjen e kabinetit qeveritar, ku pritet që kjo parti të formojë Qeverinë e re.

Haxhiu thekson se do të jenë veç 15 ministri

’Kemi pasë diskutime për pozitat, por nuk kemi vendosur. Pavarësisht se ku do të jetë Konjufca, jam e bindur se do ta japë më të mirën nga vetja.

15 ministri, maksimumi. Unë do të jem aty ku Kurti dhe kryesia e sheh të arsyeshme. Javën e ardhshme do të bëjmë të ditur kabinetin qeveritar’’, thekson ajo.

‘’Nuk është vendosur për postet që i ipen Vjosa Osmanit. Nuk kanë diskutu, por besoj që kjo do të adresohet pa asnjë problem’’.