Sipas të dhënave të meteorologëve, vozitësit në dy ditët e ardhsme i presin reshje të dobëta të borës në rrugët për në zonat malore të Serbisë qëndrore dhe perëndimore, ku në vende me të larta rrugët mund të jenë të rrëshqitshme për shkak të temperaturave të ulëta, të cilat do të jenë edhe nën zero.
Shiu dhe ndryshimi i motit në vendet më të ulta do ti bëjë rrugët e lageshta dhe të rrëshqitshme, kushte më të vështira të vozitjes dhe dukshmëri të zvogëluar, kështu që të vozisni me më shumë kujdesë, me distancë më të madhe dhe të respektohen të gjitha rregullat e trafikut, pa goma të mira dimërore dhe pajisje të plota dimërore mos të udhëtoni në zonat malore, thon nga Shoqata Auto-Moto e Serbisë.
Sipas informacioneve të Administratës së Policisë Kufitare pritjet për kamionët në vendkalimet kufitare në dalje nga vendi: Batrovci, 180 minuta; Horgosh, 60 minuta dhe vendkalimin kufitarë Kelebia, 60 minuta;
Në vendkalimet të tjera kufitare nuk ka vonesa për të gjitha kategoritë e automjeteve./Lajmi-AL/








