Drejtori i Qendrës për Anesteziologji në Qendrën Klinike të Serbisë dhe një nga koordinatorët e spitaleve kovide, Nebojsha Lagjeviç, deklaroi sot se ky është momenti për të marrë një vendim të prerë dhe se vetëm ata që do të vaksinohen duhet të lihen të dalin jashtë.
“Ky është absolutisht momenti për të parandaluar rrjedhën e përhapjes së virusit korona.
Do të ishte më së miri të bëjmë një pauzë të infeksionit dhe në atë periudhë të rritet maksimalisht vaksinimi,” ka thënë Lagjeviç./Lajmi-AL/








