Kalime ilegale të kufirit nga Serbia e Maqedonia në drejtim të Kosovës

0
350

Në fshatin Novosellë të Kamenicës raportohet se njësiti policor i Kosovës ka ndalë një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti kishte tentuar që ilegalisht të kalojë kufirin.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe në fshatin Debelldeh, të Vitisë raportohet se njësiti policor ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë se Veriut, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.