Policia po ashpërson kontrollat, ndëshkimet të mëdha nëse vozisni me tiketa të skaduara

0
530

Pjestarët e Drejtorisë të policisë së komunikacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën e ardhshme, do të intensifikojnë aktivitetet që synojnë zbulimin e shkeljeve të drejtimit të automjetit pas skadimit të tiketave të regjistrimit.

Për zbulimin dhe dokumentimin e shkeljeve do të përdorent edhe kamerat për mbikëqyrje të trafikut në qytete, në autostradat dhe pikat kufitare, si dhe kamerat e reja në automjetet e patrullave policore, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë qytetarët  se pas 60 ditësh nga data e skadimit të tiketës së regjistrimit, nuk mund të bëhet vazhdimi i tiketës me të njëjtën targë, por është e nevojshme të ktheni targat dhe të paraqisni kërkesë për librezë të re të veturës sikurse edhe targa të reja, gjë që rrit ndjeshëm kostot e vazhdimit.

Pjestarët policorë të cilët në komunikacion ndalojnë shoferin duke drejtuar automjetin të cilit i ka skaduar regjistrimi i tiketës do ti shqiptohet tiketë për kundërvajtje, ndërsa automjeti do të përjashtohet nga trafiku dhe targat do të konfiskohen nga shoferi.

Gjobat për personat fizik deri në 20,000, ndërsa për personat juridikë deri në 600,000 dinarë

Për pronarët gjegjësisht përdoruesit e automjeteve që nuk i kthejnë targat brenda 60 ditëve nga data e skadimit të tiketave të regjistrimit, Ligji për Sigurinë e komunikacionit rrugor parashikon një gjobë në shumë prej 10,000 deri në 20,000 dinarë, nëse pronari ose përdoruesi është person fizik.

Gjoba në shumën fikse prej 20,000 dinarëve parashikohet nëse pronari ose përdoruesi është sipërmarrës, dhe gjoba prej 50,000 deri 600,000 dinarë nëse pronari ose përdoruesi është person juridik.

Në komunikatën e MPB-së thuhet se në rast të një aksidenti trafiku të shkaktuar nga shoferi i automjetit të cilit i ka skaduar afati i tiketës së regjistrimit, përkatësisht polica e sigurimit, dëmi kompensohet nga Shoqata e Siguruesve të Serbisë, por pas kësaj, kërkesa shtesë në shumën e pagesës së kryer të dëmit, interesin, shpenzimet tjera dhe gjyqësore, bëhen nga pronari i automjetit, pavarësisht se kush e ka drejtuar automjetin./Lajmi-AL/