Preshevari Iljasa Zulfiu ëndrrën e bëri realitet

0
474

Futbollisti Iljasa Zulfiu nga Miratoca komuna e Preshevës është bërë tejet i përfolur për sukseset e tij që po arrinë në futbollin shqiptar.

Talenti i tij nuk i ka shpëtuar pa u vënë re menaxherëve të klubit të Laçit që garon në
kategorinë superiore të Shqipërisë.

Futbollisti preshevarë sot zyrtarisht ka pranuar fanellën e klubit që garon në kategorinë superiore të Shqipërisë Laçit duke u përshëndetur nga klubi kosovarë KF.Malisheva.

Klubit FC.Lugina ka qenë ku Zulfiu kishte nisur hapat e para për të vazhduar më pas tek klubi “Radnik” nga Surdulica, aty është aktivizuar për disa minuta edhe kundër klubit legjendar serb Red Star (Cërvena Zvezda).

Nga atje talenti 22 vjeçar nga Presheva ka vazhduar karrierën e tij në Super Ligën e Kosovës KF. Malishevës dhe pas një vit e gjysmë ai tashmë është bërë pjesë e kategorisë superiore të Shqipërisë në klubin e Laçit.

Talenti preshevarë tashmë është edhe më afër klubeve ku luajnë yjet e mëdha të futbollit botëror.

Postimi i plotë i Zulfiut:

Elhamdulilah suksese im nvaret vetem nga Allahu❤️☝️

Të dashur familjar e shoqëri, ju faleminderit për mbështetjën e pamohushme tërë këto vite. Njëkohësisht dua të falenderoje shtabin teknik Senad Alirifa dhe bashkëlojtarët për profesionalizmin e treguar gjatë kohës sa isha tek KF Malisheva.
Sot e bëra një ëndërr realitet ku do të mundohem maksimalisht që të tregoje aftësit e mia ! Faleminderit K.F Laci për mundësinë e dhënë dhe do tua shpërblej duke dhënë gjithqka në fushë që të rikthehemi në majat e futbollit aty ku e kemi vendin ashtu dhe siç i ka hije një klubi të madh!
FC Laci