“Marrim gjurmët e gishtave dhe fotografojmë”: Hyrja përmes Hungarisë në BE për shtetasit e Sërbisë më nuk do të jetë e njejtë

0
334

Bashkimi Evropian po vendos një sistem të ri hyrjeje/daljeje (EES) për shtetasit e vendeve të treta që hyjnë në zonën Shengen për qëndrime afatshkurtra, njoftoi sot policia hungareze. Ky sistem do të zbatohet gradualisht – fillimisht në kufirin Hungari–Ukrainë, më pas në kufirin me Serbinë dhe më vonë në pikat hyrëse të trafikut ajror.

Qëllimi i këtij sistemi, sipas policisë, është mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së dhe parandalimi i migracionit të paligjshëm.

Në njoftim nuk përmendet një datë e saktë e zbatimit, por siç është raportuar më herët, sistemi EES pritet të fillojë të hyjë në fuqi gradualisht nga data 12 tetor.

Theksohet se sistemi i ri do të ndihmojë në identifikimin e personave që shkelin rregullat e Bashkimit Evropian, si dhe në parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave terroriste apo të tjera penale të rënda, transmeton agjencia hungareze MTI.

Regjistrimi i arsyeve të refuzimit të hyrjes
EES do të regjistrojë dhe ruajë të dhëna për udhëtarët nga vendet e treta që hyjnë për vizita afatshkurtra, duke përfshirë datën dhe vendkalimin kufitar, fotografinë dhe gjurmët e gishtave.
Gjithashtu do të evidentohen edhe arsyet e refuzimit të hyrjes.