Mitrovi dhe Fischinger flasin për zhvillimin socio-ekonomik në Luginë të Preshevës

0
220

Nenad Mitroviq, ushtrues detyre i Drejtorit të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, është takuar sot me Qërtomir Peter Fischinger, Shef i Departamentit Politik të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, dhe bashkëpunëtorët e tij.

Sipas njoftimit të TK-së tema e takimit ishte shkëmbimi i pikëpamjeve mbi situatën aktuale në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe mundësitë për përmirësimin e bashkëpunimit me qëllim mbështetjen e zhvillimit socio-ekonomik. Theks i veçantë u vu në rëndësinë e dialogut dhe partneritetit në procesin e përmirësimit të cilësisë së jetës së popullsisë së këtyre komunave.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin konstruktiv në projekte që mbështesin stabilitetin, përfshirjen dhe zhvillimin e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.