Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social, Demo Berisha, zhvilloi takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Republikën e Serbisë, Jakup Berishën, dhe delegacionin e tij.
Në takim u diskutuan temat e lidhjes së të rinjve në rajon, barazia gjinore, pozita e romëve dhe pozita e personave me aftësi të kufizuara, thuhet në njoftiomin e MDNjPDS.
Ministri dhe përfaqësuesit e UNDP-së ranë dakord se bashkëpunimi i deritanishëm i ndërsjellë ka qenë i suksesshëm dhe i rëndësishëm, dhe se duhet të vazhdojë.
U ra dakord të vazhdohet puna në projektet “Rinia për përfshirje, barazi dhe besim” dhe “Programi Rajonal për demokracinë lokale në Ballkanin Perëndimor” (ReLOaD2), të cilat çojnë në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të Axhendës 2030 të OKB-së, zbatimi i të cilave është një pjesë integrale e axhendës së reformave të Republikës së Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Ministri Demo Berisha theksoi me këtë rast se bashkëpunimi midis ministrisë dhe UNDP-së mund të sigurojë zgjidhje më të shpejtë dhe më të mirë të problemeve të caktuara, dhe se ai do të jetë gjithmonë i hapur për diskutim dhe bashkëpunim.








