Demo Berisha, i propozuar për Ministër për të drejtat e njeriut dhe pakicave, merr pjesë në themelimin e Lëvizjes për popullin dhe shtetin

0
310

Demo Berisha u propozua për Ministër për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social në qeverinë e re të formuar nga Gjuro Macut.

Ai është kryetar shoqatës Amëza e Shqiptareve në Serbi gjithashtu është edhe në Këshillin Nismëtar për themelimin e Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin e shpallur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kush është Demo Berisha?

Demo Berisha ka lindur në vitin 1963. Shkollën e mesme ushtarake e ka mbaruar në Sarajevë, trajnimin e avancuar të specializimit ushtarak në Pançevë, ndërsa titullin ekonomist e ka marrë në Novi Sad.

Në ushtrinë Jugosllave ka filluar të punojë në vitin 1982. Është shpërblyer dhe dekoruar disa herë, ndërsa karrierën ushtarake e ka përfunduar në vitin 2005, kur edhe zyrtarisht ka dalë në pension.

Më pas iu është përkushtuar sektorit privat. Prej vitit 2014 është kryetarë shoqatës Amëza e Shqiptareve në Serbi, ndërsa nga viti 2023 është i punësuar në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social si Këshilltar Special i Ministrit.

Ai së fundi tha se tubimi treditor “Nuk do ta japim Serbinë” do të jetë një përfaqësim i Serbisë së vërtetë demokratike.

“Pres një Serbi të vërtetë demokratike dhe shpresoj se nuk do të merremi me problemet që janë shënuar në katër muajt e fundit”, tha Berisha pak ditë më parë për Tanjug.

Lista e ministrave në qeverinë e re

Në Kuvendin e Serbisë ka mbërritur propozimi për një qeveri të re, tha kryetarja e Kuvendit Ana Bërnabiq. Sipas mediave, kjo është e gjithë lista e ministrave në Qeverinë e re të Serbisë:

  • Sinisha Mali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave
  • Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme
  • Adrijana Mesaroviq, zëvendëskryeministre dhe ministre e Ekonomisë
  • Prof.Dr. Dragan Glamoçiq, për Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave
  • Sara Pavkov, Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit
  • Aleksandra Sofronijeviq, Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës
  • Dubravka Gjedoviq Handanoviq, Ministre e Minierave dhe Energjetikës
  • Jagoda Lazareviç, Ministre e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme
  • Nenad Vujiq për ministër të Drejtësisë
  • Snezhana Paunoviq, Ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale
  • Demo Berisha, për Ministrin e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogut Social
  • Bratislav Gashiq për ministër të Mbrojtjes
  • Marko Gjuriq për ministër të Punëve të Jashtme
  • Nemanja Staroviq për ministër të Integrimeve Evropiane
  • Dejan Vuk Stankoviq për ministër të Arsimit
  • Zlatibor Lonçar, për ministër të Shëndetësisë
  • Milica Gjurgjeviq Stamenkovski, Ministre e Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Çështjeve Sociale
  • Jelena Zhariq Kovaçeviq, Ministre e Kujdesit Familjar dhe Demografisë
  • Zoran Gajiq, ministër i Sportit
  • Nikolla Selakoviq për ministër të Kulturës
  • Milan Krkobabiq, për Ministër për Kujdesin e Fshatit
  • Bela Balint, për Ministren e Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit
  • Husein Memic, për Ministrin e Turizmit dhe Rinisë
  • Boris Bratina, Ministër i Informacionit dhe Telekomunikacionit
  • Darko Glishiq, Ministër i Investimeve Publike
  • Novica Tonçev, për Ministër pa portofol
  • Gjorgje Miliçeviq, Ministër pa portofol
  • Usame Zukorliq, Ministër pa portofol
  • Nenad Popoviq, Ministër pa portofol
  • Tatjana Matsura, Ministre pa portofol