Lutfiu: Pajaziti i ka shkruar letër disa mabasadave në Beograd rreth protestës në Bujanoc

0
258

Kryetari i KKSH-së në Bujanoc Nevzad Lutfiu përmes një postimi në rrjetin social ka kritikuar ashpër kryetarin e Komunës së Buajnocit Arbër Pajazitin lidhur me, siç ka shkruar Lutfiu letrës së Pajazitit drejtuar disa ambasadave në Beograd lidhur me protestën në Bujanoc. Sipas postimit të Lutfiut në këtë shkresë ai thotë se disa grupe të caktuara politike (shqiptare) po dëshirojnë të destabilizojnë raportet ndëretnike në Komunën e Bujanocit (duke ju referuar protestës së organizuar kundër diskriminimit të shtetit ndaj shqiptarëve).

Postimi i plotë i kryetarit të KKSH-së

E frikshme, tradhëti!

Sipas informacioneve që kam pas mbajtjes së protestës në Bujanoc, kryetari i Komunës së Bujanocit Arber Pajaziti, i ka shkruar letër disa ambasadave në Beograd lidhur me protestën në Bujanoc.

Në këtë shkresë ai thotë se disa grupe të caktuara politike (shqiptare) po dëshirojnë të destabilizojnë raportet ndëretnike në Komunën e Bujanocit (duke ju referuar protestës së organizuar kundër diskriminimit të shtetit ndaj shqiptarëve).

Madje këto grupe (shqiptare) thotë se në bashkëpunim me struktura të ndryshme të rajonit po përpiqen të reflektojnë këtu, tek ne, zhvillime të ndryshme që andej.

Pra, organizatorët e protestës i lidh me struktura nga jashtë dhe se në Bujanoc po sjellin organizime të orkestruara nga struktura nga jashtë.

Nëse kjo shkresë (me plotë shpifje) është e vërtetë, atëherë kjo shkresë vë në rrezik jetët tona.

Për të vërtetuar këtë gjë sot do t’i dërgoj shkresë kryetarit të Komunës për t’u informuar rreth kësaj shkrese.

T’i akuzozh vëllezërit e tu për bashkëpunim me struktura jashtë vendit me preteksin se po i prishim raportet e tij me serbët dhe romët është TRADHËTI.

Kjo është një barrë e rëndë për mua dhe gjithë ata që ishin pjesë e organizimit “Për Identitet dhe dinjitet”, dhe nuk do të ndalem deri në zbardhjen e kësaj çështje.