Këshilli Kombëtarë Shqiptarë e ka publikuar listën preliminare të bursave për studentët shqiptarë të Luginës së Preshevës, mjete këto nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Komisioni për vlerësimin e aplikacioneve ka vlerësuar se nga 596 aplikacione sa gjithsej kanë mbërritur në KKSH, 360 I kanë plotësuar kushtet që të përfitojnë bursën ndërsa 236 janë refuzuar për arsyeje të ndryshme të cilat janë cekuar në arsyetim.
Sipas njoftimit të KKSH-së, lista preliminare mund të ankimohet në shkallën e dytë nga aplikuesi, brenda një afati 8 ditor nga data e shpalljes se listës. Të gjitha ankimimet dhe dokumentacioni në të cilin mbështetet ankimi juaj duhet të dorëzohen në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc brenda afatit 8 ditor nga data e shpalljes së kësaj liste.
Lista përfundimtare do të publikohet pas shqyrtimit të ankesave nga komisioni ankimues, thuhet në njoftimin e KKSH-së/












