Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi sot në qytetin e kulturës në Gjirokastër kanë nënshkruar marrëveshjen e binjakëzimit mes dy komunave, marrëveshje kjo e cila thellon bashkëpunimin në shumë fusha.

“Sot, në mënyrë solemne nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit mes Komunës së Bujanocit dhe Bashkisë së Gjirokastrës
Me këtë binjakëzim, dy komunat do të thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit, kulturës, turizmit, ekonomisë, sportit, administratës publike, si dhe në fusha tjera të rëndësishme për bashkëqytetarët tanë.

Një falemnderim për kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës z. Flamur Golemi për mikpritjen dhe shprehjen e vullnetit të plotë për ta realizuar këtë marrëveshje.
Urime të gjithë qytetarëve të dy komunave që do të përfitojnë nga ky binjakëzim” ka bërë të ditur kryetari Arifi./LajmiAL/














