Akuzë ndaj kryetarit Arifi për mos ulje të flamurit serb në gjysëm shtizë për rastin e Banjskës

0
316

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot është paraqitur në Gjykatën për Kundërvajtje me akuzën se nuk e ka ulur flamurit shtetërorë të Serbisë në gjysëm shtizë për rastin e Banjskës. Kjo akuzë sipas Arifit është ngritur nga persona përmes letrave anonime, e që kanë për qëllim pengimin e ushtrimit në kryerjen e detyrës së kryetarit të komunës.  

Postimi i kryetarit Arifi

“Me ftesë të Gjykatës për Kundërvajtje në Vranjë, dega në Vladiçin Han, sot u paraqita në zyrat e kësaj gjykate me akuzën për mos ulje të flamurit shtetëror në gjysëm shtizë me rastin e shpalljes ditë zie të datës 27.09.2023 që ka të bëjë me rastin e Banjskës së Zveçanit të Republikës së Kosovës.

Më vjen keq që akoma ka njerëz të atillë që përmes letrave anonime duan që të më akuzojnë dhe të më pengojnë në ushtrimin e detyrës së kryetarit të komunës.

Besoj që edhe kësaj here, si shumë herë më parë, do të dal faqebardhë.

Derisa unë të jem kryetar, terroristët nuk do të gëzojnë respekt.

Ecim përpara!”