BISEDA ME QYTETARE NE PRESHEVË DHE BUJANOVC

0
541

Njoftojmë të gjithë qytetarët nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit se datat e parapara për intervistë me përfaqësuesit e Shërbimit të Trupit Koordinues janë caktuar për datat 13 dhe 14 nëntor 2023.

Në Bujanoc bisedime me qytetarët do të zhvillohen të hënën, më 13 nëntor 2023. në objektin e Zyrës së Trupit Koordinues, objekti i Komunës së Bujanocit, kati 3. Të interesuarit mund të caktojnë termin për intervistë në numrin 017/854-601.

Në Preshevë bisedime me qytetarët do të zhvillohen të martën më 14 nëntor 2023. në ambientet e Shërbimit të Trupit Koordinues Rruga Sava Kovaçevića 12. Qytetarët e interesuar të Preshevës mund të caktojnë intervistë me përfaqësuesit e Shërbimit të Trupit Koordinues në numrin 017/860-842 dhe 017/860-843.

Për çdo pyetje shtesë, mund të na kontaktoni në numrat e lartcekur të telefonit.