OKH Alternativa Internacionale vazhdoi me aktivitetin “Mbjellja e pemëve” bashkë me të rinjët (foto)

0
556

OKH Alternativa Internacionale në kuadër të projektit EKO-AMBIENTI që përkrahet financiarisht nga “UKAID” dhe realizohet përmes “PIN”gjatë vikendit ka vazhduar me aktivitetin e radhës mbjellja e pemëve decorative nëpër vende të caktuara, kushtuar mjedisit dhe rëndësisë që ka për shëndetin.

Mbjellja e pemëve është aktiviteti me radhë që u realizua në kuadër të këtij projekti të cilin e implementon OKH Alternativa Internacionale.

Me mbjelljen e pemëve në vendet ku besohet se do ta mbrojmë ambientin më së miri dhe do ti japim rëndësi shëndetit tonë, sikur se,   tek deponia e mbeturinave në fshatin Letovicë, parku i qytetit, çerdhja “Gëzimi ynë” në Bujanoc, Tërnoc dhe Rakoc dhe do të vazhdojmë edhe në vendbanimet tjera.

Ky aktivitet ka për qëllim senzibilizimin e qytetarëve mbi rëndësinë e ruajtjes së ambientit. Është një fushatë në kuadër të projektit që u realizua bashkë me të rinjtë që mbjollën fidane në vende të caktuara dhe kështu do mundohemi të paktën të parandalojmë që çdo cep i qytetit dhe zonave të banuara të mos shndërrohen në një cep të egër për banorët e vendit.

“Atë që i ofrojmë ne natyrës, atë do na ofrojë edhe ajo neve”