Të martën bëhet asgjësimi i mjeteve shpërthyese në fshatin Sejacë të komunës së Bujanocit

0
248

Ekipi i specializuar i deminerëve të martën më 27 shtatorë 2022 do të bëjë asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera në fshatin Sejacë të komunës së Bujanocit.

Akcioni i asgjësimin do të kryhet në vendin e gjuajtur “Shurdhan” nga ora 12:00 deri në orën 15:00.

Shtabi për situate të jashtëzakonshme i komunës së Bujanocit kërkon nga banorët e vendbanimeve Sejacë, Lluçan, Dobrosin dhe Konçul, që në periudhën e lartpërmendur, për shkaqe sigurie të mos frekuanetojnë në vendin ku do të bëhet asgjësimi i mjeteve të rrezikshme.

Në teritorin e komunës së Bujanocit aktualisht është duke u kryer spastrimi i terenit nga mjetet e pashpërthyera./LajmiAL/