Qeveria e Serbisë i rekomandoi EDS-së që nga 1 shtatori, shitja e energjisë elektrike të kontraktohet nga 86.13 euro për megavat orë për subjektete mbrojtura në 95 euro për MWh për furnizim komercial, ndërsa çmimi i ri për furnizim rezervë do të jetë 123.5 euro dhe çmimi i energjis elektrike për qytetarët mbetet i pandryshuar.
Çmimet e reja të rekomanduara të energjisë elektrike nga EDS do të vlejnë deri në fund të vitit, përveç furnizimit rezervë, çmimi i ri i rekomanduar i të cilit vlen nga 19 nëntori, shkruan Blic.
Është bërë e ditur se Qeveria e Serbisë ka rekomanduar NP Elektroekonominë e Serbisë, furnizuesin që ofron furnizim rezervë me energji elektrike për konsumatorët fundorë të cilët nuk kanë të drejtë për furnizim të garantuar, që pas datës 1 shtator ta sigurojë atë furnizim me një çmim prej 123.5 euro/ MWh, pa TVSH.
Në përfundim, Qeveria i rekomandoi EDS-së që nga data 1 shtator deri në fund të vitit të lidhë kontrata furnizimi me klientët e energjisë elektrike në tregun komercial me një çmim të vetëm 95 euro/MWh pa TVSH për atë periudhë.
“Konkluzioni i miratuar siguron funksionimin e qetë të subjekteve afariste në Serbi”, thuhet në njoftim.
Me konkluzionin për çmimin e energjisë, EDS-së iu rekomandua ofrimi i kontratave të furnizimit me një çmim të vetëm të energjisë elektrike prej 86.13 euro/MWh pa TVSH për personat juridikë që janë mbajtës të teknologjive mbrojtëse dhe anëtarë të grupit për të njëjtën periudhë.








