99 migrant ilegal nga Beogradi transferohen në Preshevë

0
283

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë aksionit të rregullt që u krye në territorin e Beogradit, kanë kapur 99 migrantë të paligjshëm në qendër të qytetit, të cilët më pas në mënyrë të organizuar janë transferuar në Qendrën e Pranimit në Preshevë.

Akcioni u krye në territorin e komunave të Beogradit, Savski Venac, Stari Grad dhe Beogradin e Ri.

Vlen të theksohet se kjo nuk është hera e parë që migrantët e kalur në qytete të ndryshme të Sërbisë transportohen në Qendrën e Pranimit në Preshevë.