9 raste të reja me Covid-19 në Vranjë, komunat tjera në rrethin e Pçinjës të bëjnë kujdes!

0
261

Sipas të dhënave më të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja, nga 166 mostra nga rrethi Pçinjës të testuara për Covid-19, 9 kanë rezultuar pozotiv.

Nga ky numër 9 mostra që rezultuan pozitiv janë nga Vranja, ndërsa komunat tjera nuk kanë raste të reja me virusin korona.

Dr Ljiljana Antiç, drejtoresha e Qendrës Shëndetësore, u ka bërë apel qytetarëve të Vranjës që të vaksinohen, në mënyrë që situata epidemiologjike të mos përkeqësohet.

“Numri i njerëzve pozitiv ndaj virusit korona është rritur në ditët e fundit, dhe kjo na shqetëson. Secili prej këtyre pacientëve ka patur kontakte me anëtarët e familjes dhe më gjerë, gjë që sigurisht mund të çojë në përhapjen e virusit.

Është e vërtetë që të gjithë jemi relaksuar, masat parandaluese kundër Covid 19 nuk janë hequr, por të gjithë po sillemi sikur të ishin. Organizohen tubime masive, dasma, mbrëmje mature, dhe e gjithë kjo është një faktor i pafavorshëm për rritjen e numrit të pacientëve pozitivë.

Njerëzit të cilët janë diagnostikuar me Covid-19 në ditët e fundit janë kryesisht me pasqyra më të lehta klinike, me dhembje fyti dhe temperaturë nën 38 gradë, janë vërejtur plogështi tek pacientët, thotë Dr. Antiq.

Në komunën e Bujanocit edhe më tej është duke vazhduar imunizimi i popullatës, megjithëse interesimi nuk ëhstë i kënaqshmë, por kjo si duket ëhtë për shkak të sezonit verorë dhe obligimeve të shtuara të popullatës thonë kompetentët./LajmiAL/