Rikthehen emocionet e Botërorit me dy superduele

0
284

Emocionet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’, rikthehen sot me dy ndeshjet e para të fazës së çerekfinaleve.

Në orën 16:00, Botërori 2022, vjen me superduelin Kroacia-Brazil, sfidë kjo që pritet të dhurojë një ndeshje të madhe, pasi që tashmë ky turne i madh i futbollit ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’.

Kroatët të cilët kanë shfaqur formë të mirë në këtë Botëror, synojnë të çojnë të shpija edhe Brazilin e yjeve, edhe pse brazilianët llogaritën një nga Kombëtaret favorite për ta fituar trofeun e këtij Botërori.  

Holandë-Argjentinë, ndeshje që starton në orën 20:00, është çerekfinalja e dytë e këtij evenimenti të madh të futbollit.

Edhe ky duel parashikohet të sjellë një lojë të zjarrtë, pasi që përballen dy skuadrat që në mesin e tyre kanë lojtarë kualitativ, lojtarë të nivelit botëror.

Ndeshjet Kroaci-Brazil dhe Holandë-Argjentinën transmetohen drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).