Qeveria e Serbisë miratoi një konkluzion të rëndësishëm: Bëhet fjalë për amvisëritë që kursejnë energjinë elektrike

0
311

Qeveria e Serbisë miratoi sot konkluzionin se amvisëritë që kursejnë energji elektrike në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar për më shumë se pesë deri në 20 për qind do të përfitojnë zbritje prej 15 për qind.

Nëse kursimi në kilovat është më i madh se 20 deri në 30 për qind, qytetarëve do t’u ulet fatura për 20 për qind dhe nëse kursimi është më i madh se 30 për qind, zbritja do të jetë 30 për qind.

Ai do të jetë i vlefshëm në periudhën nga tetori deri në fund të marsit 2023. Asnjë zbritje nuk llogaritet për klientët që nuk kanë konsum në periudhën kontabël, për shembull, vilat.