PSG I JEP ÇEKUN E BARDHË PËR TË RINOVUAR, MBAPPE E REFUZON

0
249

Kylian Mbappe sa duket e ka ndarë mendjen, edhe pse PSG nuk po heq dorë për ta bindur që të rinovojë kontratën.

Refuzimi i fundit mund t’i ketë vënë vulën, pasi kampioni i botës nuk ka pranuar një super ofertë të bërë nga ana e drejtuesve të PSG.

Sulmuesi ka refuzuar 90 milion euro bruto dhe premtimin se do të kenë një projekt fitues, sigurisht në arenën evropiane.

Për shërbimet e Mbappe favorit shikohet Real Madrid, që më parë tentoi ta blinte sulmuesin te PSG por 160 milion eurot e tyre u refuzuan.