Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se deri në fund të ditës së sotme pritet të kryhet një aksion i gjerë ndërkombëtar për arrestimin e personave të lidhur me raportimet e shpeshta për mjete shpërthyese në institucione të ndryshme arsimore në territorin e Serbisë.
MPB-ja thekson se bashkëpunon intensivisht me të gjitha institucionet relevante në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për identifikimin e adresave IP të sinjalizuesve dhe përdoruesve të tyre.
Ajo thekson se janë angazhuar të gjitha resurset njerëzore, materiale dhe teknike për përmirësimin e sigurisë së fëmijëve dhe se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente, Ministria e Punëve të Brendshme ndërmerr aktivitete për identifikimin dhe procedimin e personave përgjegjës.








