“Lutu te Zoti që të mos të gjej” – Messi merr kërcënim nga bokseri meksikan pasi shihet duke “pastruar” dyshemenë me fanellën e Meksikës

0
382

Të shtunën, Lionel Messi arriti të mposht Meksikën me magjinë e tij dhe t’u sjellë argjentinasëve tre pikët me vlerë të madhe, dhe sa do të thoshte kjo fitore për ta, u duk nga festimi i pabesueshëm në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, ishte Messi ai që u vu nën kritika të publikut, madje ai mori kërcënime edhe nga boksieri meksikan Saul “Canelo” Alvarez, i cili pretendon se argjentinasi poshtëroi Meksikën, përcjell GazetaBlic Sport.

Videoja e festës nga dhomat e zhveshjes që u shfaq në rrjetet sociale tregonte qartë se sa shumë do të thoshte kjo fitore për argjentinasit.

Mirëpo, për shkak të një detaji në video, kritika u vu Lionel Messi, i cili u akuzua nga meksikanët se fshinte qëllimisht dyshemenë në dhomën e zhveshjes dhe ecte mbi fanellën e kundërshtarëve.

Messi ka shkëmbyer fanella me një nga lojtarët e Meksikës pas ndeshjes dhe në video shihet se ai përfundoi në parket kurse kapiteni argjentinas u akuzua se e bëri atë me qëllim për të poshtëruar kundërshtarin.