Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot miqësoren e radhës kundër Guinesë, pas dy fitoreve rresht kundër San Marinos dhe Maltës.
“Dardanët” do të synojnë ta vazhdojnë formën tejet të mirë në këto miqësore, ku përsëri edhe këtë miqësore kundër Guinesë do ta zhvillojë në Klagenfurt të Austrisë, në stadiumin “Wörthersee”, përcjell KosovaPress.
Trajneri i kosovarëve Bernard Challandes pritet që edhe në këtë ndeshje të ju jap hapësirë lojtarëve të rinj në skuadër, ku edhe spekulohet që do të startoj ndeshjen me formacionin e preferuar 4-2-3-1.
Formacionin e mundshëm të Kosovës e gjeni më poshtë.
Kosova (4-2-3-1): Halimi; Bajselmani, Haliti, Domgjoni, Thaqi; Broja, Loshaj; Balaj, Rudhani, Baftiu; Daku.








