Ajo që paralajmëruan meteorologët për sot u realizua, në Serbi ra bora e parë.
“Të dielën vranësirat e shiut kaluan mbi Serbinë dhe shkojnë në lindje me kthjellim të pjesshëm, fillimisht në mëngjes në veri dhe perëndim të Serbisë. Bora është shfaqur në majat e Kopaonikut dhe malet e larta mbi 1500m mbi nivelin e detit, njoftojnë meteorologët.
“Si çdo vit, bora e parë e sezonit gëzon të gjithë adhuruesit e sinqertë të Kopaonikut dhe të skijimit në përgjithësi. Megjithatë, është ende vetëm bora e parë, një paralajmërim i gjithçkaje që do të pasojë më vonë në kalendar dhe vetë fillimin e sezonit të skive.
Data e shfaqjes së parë të borës dhe mbulesa e parë e borës mund të ndryshojnë. Statistikisht, borë e matshme konsiderohet çdo borë lartësia e së cilës i kalon të paktën 1 cm.








