Tërmeti që goditi Lazarevacin mbrëmë në orën 00:46 me orën lokale ishte me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter. Intensiteti teorik në epiqendër u vlerësua në shkallën IV të shkallës Mercalli.
Vetëm katër ditë më parë, një tërmet goditi Mokra Gorën me magnitudë 2.5 ballë të shkallës Rihter.
Meteorologu Ivan Ristic, i cili është duke hulumtuar lëvizjen e tokës, tha për Informer.rs se në këtë zonë ka kushte për tërmete të reja në dy-tri ditët e ardhshme.
- Nëse ka një pushim prej një jave pa tërmet, do të thotë që toka qetësohet, por duke qenë se pas 4 ditësh kemi një tërmet të ri, atëherë mund të presim tërmete të reja. Duhet theksuar se tërmeti është regjistruar më 4 qershor edhe në Ubë – tregon bashkëbiseduesi ynë.
Sipas meteorologut Ristiq, tërmete zakonisht kemi gjatë pranverës, ndërsa në verë pritet qetësimi i tokës.








