Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është vënë në presion pas pozicionimit neutral në çështjen e Ukrainës.
Serbia nuk ka pranuar që të vendosë sanksione kundër Rusisë edhe pse shprehet se respekton sovranitetin territorial të Ukrainës.
BE ka paralajmëruar Beogradin se ky qëndrim vë në pikëpyetje aspiratën e saj për të qenë pjesë e unionit.SHBA gjithashtu ka forcuar retorikën kundër qëndrimit që Serbia po mban deri tani.Mediat lokale në Beograd raportojnë se diplomatë të BE kanë shkuar deri në ultimatume.
Gazeta “Blic” shkruan se përmes kanaleve diplomatike Serbia është kërcënuar për tërheqjen e të gjitha investimeve nga vendet Perëndimore.
Madje është paralajmëruar për sanksioneve në sektorin bankar dhe deri tek heqja nga lista e vendeve me lëvizje të lirë në zonën Schengen.








