PARALAJMËRIM I EHR: Ndryshim i motit, reshje shiu dhe bore edhe temperaturat do të ulen

0
314

Enti Hidrometeorologjik Republikan (EHR) ka dhënë paralajmërimin më të fundit të motit.

“Sot është ngrohtë. Nga mesi i ditës do të mbajë mot gradualisht i vranët, me reshje të kohëpaskohshme dhe reshje lokale të shiut, të cilat vende-vende do të shoqërohen me bubullima, era do të jetë me drejtim veriperëndimor dhe me intensifikim mesatarë, herë pas here e fortë“, njoftoi EHR.

Siç është paralajmëruar nga parashikimi i motit, në Serbi do të mbajë mot vranësira me reshje shiu në mes të ditës dhe pasdite, fillimisht në veri dhe perëndim të Serbisë, e së shpejti edhe në pjesët tjera.

Ftohje me reshje shiu dhe reshje bore natën e së martës. Erë e dobët deri mesatare nga jugu, ndërsa në fund të ditës në veri të Serbisë erë mesatare deri e fortë veriore dhe veriperëndimore.

Presion nën normale. Temperatura minimale prej -1°C deri në 5°C, ndërsa maksimale ditore nga 9°C në Suboticë, deri në 18°C ​​në Serbinë jugore. Reshje shiu në pjesën më të madhe të pasdites. Temperatura në orën 22:00 nga 5°C deri në 9°C, thuhet në njoftimin e HER-së.

Moti në ditët në vijim

Ditën e martë mot më i ftohtë dhe i ndryshueshëm me vranësira me zhvillim të vranësirave që lëvizin nga veriu dhe mund të shkaktohen reshje të kalueshme shiu dhe reshje bore, kurse në zonat malore borë.

Do të ketë edhe intervale me diell. Erë e dobët mesatare deri e fortë veriore dhe veriperëndimore.

Presioni pak mbi normalen. Temperatura minimale nga -1°C deri në 4°C, kurse maksimale ditore nga 5°C deri në 9°C.

Ditën e mërkurë mot i ftohtë dhe i ndryshueshëm me vranësira të kalueshme me reshje shiu dhe reshje të shpejta, ndërsa në zonat malore me borë.

Do të ketë edhe intervale me diell. Të enjten moti do të jetë i thatë dhe i ftohtë, ndërsa të premten dhe në fundjavë do të jetë më i ngrohtë me periudha me diell sipas parashikimit të sotëm.