Me impenjimin dhe dëshirën maksimale të mësuesve, prindërve dhe fëmijëve të diasporës, kësaj here në Krichberg të Bernës u hap një klasë e re e gjuhës shqipe.
Deri tani, në kuadër të “Shkollës Shqipe” dhe me mbështetjen e Ambasadës së RSH-së në Zvicër, janë hapur dhjetëra klasa në mbarë Zvicrën, ku po mësojnë gjuhën, kulturën e traditat shqiptare, qindra nxënës të diasporës në Zvicër.
Ambasada e RSH-së në Zvicër, i përcjell përgëzimet më të mira dhe i uron suksese mësuese Henrieta Lala, e cila me përkushtim dhe dashuri të madhe do të mësoj fëmijet shqiptarë në këtë pikë shkollore, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Republikës së Shqipëris në Zvicërr./LajmiAL/









