Salihu kërkon unifikim për zgjedhjet parlamentare

0
179

Kryetari i LR-së Sami Salihu në një postim në rrjetin social ka kërkuar unifikim të faktorit politik shqiptar për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare, me një listë të përbashkët.

POSTIMI I PLOTË

Jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe marrë shkas nga përpjekjet që po bëhen për të hyrë në këto zgjedhje me një listë të përbashkët të shqiptarëve të Lugines.

Që shqiptarët të kenë zërin e tyre në parlament, e rëndësishme është të jenë bashkë të unifikuar në pretendimet e tyre. E nëse një listë gjithpërfshirëse është zgjidhja, ftesa për të gjitha forcat politike shqiptare duhet të jetë publike dhe po i tillë duhet të jetë edhe qëndrimi individual i cdo force ndaj kësaj ftese.

Vetëm në këto kushte mendoj dhe besoj se diskutimi për krijimin e listës është real, gjithpërfshirës e i suksesshëm. Në të kundërtën mendoj se diskutimet jo publike dhe selektive, janë të kalkuluara nga interesa partiake.

Partitë duhet të ftohen përmes një procesi transparent e publik në mënyrë që të shmangen keqkuptimet dhe gabimet. Përndryshe, do ti lihej shteg vetem dobësimit dhe përkeqësimit të faktorit shqiptar në parlament.