BORELL: INTEGRIMI I SERBISË NË BE KALON PËRMES KOSOVËS

0
176

Edhe pse është akuzuar vazhdimisht për qendrime pro-serbe, përfaqësuesi i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell ka ndërmarrë një kthesë diplomatike pas shumë kritikave ndaj Kosovës.

Ai i ka përçuar si rrallëherë një mesazh të qartë Serbisë për dialogun me Kosovën gjatë konferencës për shtyp në përfundim të Këshillit të MSA-së, BE-Serbi.

Borrell i kujtoi Serbisë se anëtarësimi në BE kalon pikërisht nga Kosova dhe nga ecuria e dialogut dypalësh. Shefi i diplomacisë europiane thotë se pret që Serbia dhe Kosova të bëjnë progres lidhur me detyrimet e tyre në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Hapi i Serbisë në rrugën e integrimit europian do të varet nga forcimi i shtetit ligjor, i të drejtave themelore dhe dialogu me Kosovën”.Të dyja palët kanë marrëveshje të pazbatuara, që duhet tashmë të adresohen. Është e rëndësishme që të krijohet klima e duhur për dialogun dhe të dyja palët të frenohen nga çështjet unilaterale apo aksione të pakoordinuara, ose retorikë e tillë’, deklaroi ai. Borrell ka përçuar një mesazh të drejtpërdrejt edhe për retorikën nacionaliste, ndezëse në Bosnjë-Hercevoginë, duke thënë se nuk ka vend në Europë për mohimin e genocideve Përfaqësuesi i lartë i politikës së jashtme, ka përshëndetur reformën e Kushtetutës në Serbi, që sipas tij duhet të rezultojë në forcimin e gjyqësorit.