“Gollf-i” me targa BU mbyt 17 dele afër fshatit Pavllovc

0
469

Në orët e pasditës së sotme vetura e tipit “Gollf” me targa BU ka mbytur 17 dele në fshatin Pavllovc.

Në rrugën regjionale tek fshati Pavllovc tek kthesa për në fshati Ratj në orët e vona të pasditës së sotme ka ndodhur një aksident jo i zakonshëm, në të cilin sipas dëshmitarëve kanë mbetur të mbytura 17 dele.

Në policinë e Vranjës është konfirmuar rasti, ku Ndihma e shpejtë rreth orës 17h ka njoftuar se në rrugë ka kafshë të ngordhura, por pa dhënë më shumë detaje.

Dëshmitarët kanë treguar se vetura “Gollf” me targa të Bujanocit ka mbytur delet të cilat sipas gjitha gjasave po ecnin në rrugë./Lajmi-AL/