Policia serbe arreston tetë policë, dyshohen për marrje ryshfeti në pikën kufitare në Merdarë

0
269

Tetë zyrtarë policor dhe një polic në pension janë arrestuar nën dyshimin për ryshfet, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Sipas njoftimit, ata dyshohen se në periudhën shtator 2019 deri në tetor 2020, në vendkalimin kufitar në Merdare, kanë kërkuar dhe marrë para nga personat për të mos kryer kontroll dhe ekzaminim të atyre personave, të cilët me autorizim kanë qenë të detyruar ta bëjnë këtë.

Në këtë mënyrë kanë përfituar një përfitim pasuror të kundërligjshëm prej disa mijëra eurosh.