Konjufca takon Nikollën: Jemi një komb e dy shtete, as edhe një fjalë për shqiptarët e Luginës

0
198

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, më të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë e Shqipëri, si dhe për mënyrat e forcimit të mëtejmë të bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat.

“Ne vazhdimisht kemi pasur marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë dhe ato diktohen për shkak të një fakti të qartë dhe të thjeshtë, për të cilin është i vetëdijshëm çdo qytetar i Kosovës dhe Shqipërisë. E ky është fakti që jemi një komb, i cili jeton sot në dy shtete por edhe përtej tyre”, theksoi Konjufca.

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nga ana e saj, u shpreh e nderuar që gjendet në Kosovë, duke shtuar se kjo vizitë tregon se nuk ka më kohë për të humbur dhe se duhet që me forca të shtuara të rriten bashkëpunimi dhe bashkërendimi, në mënyrë që rezultatet të jenë edhe më të prekshme.

Ajo tha se të dy vendet duhet të bashkëpunojnë për të rivitalizuar procesin e njohjeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës dhe së bashku me partnerët ndërkombëtarë, të punojnë për ndaljen e ofensivës diplomatike e Serbisë për tërheqjen e njohjeve. Ajo po ashtu tha se duhet punuar më shumë në forumet ndërkombëtare që krimet serbe të ribëhen të ditura botërisht, duke ridëshmuar se Serbia ka bërë krime lufte, gjenocid dhe ka fshehur kriminelët.

Edhe pse mirë të informuar për gjendjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe problemet me të cilat po përballen, sidomos me pasivizimin e adresave, pas takimit Nikolla Konjufca nuk u tha asnjë fjalë në këtë drejtim./Lajmi-AL/