Nga aksionet pa pagesë 85 euro

0
443

Në rast se nuk i keni shitur aksionet pa pagesë, dhe as nuk keni ngritur para nga dividentët, tani në llogarinë tuaj mund të keni diçka rreth 10,000 dinarë (85 euro).

Një aksion i NIS në bursën e Beogradit sot ka vlerën 614 dinarë, ndërsa 5 prej tyre sa ka përfituar çdo qytetarë para dhjetë viteve, gjithsej 3,100 dinarë.

Aksioni i aeroportit është me vlerë 1,080 dinarë, ndërsa qytetarëve në llogarin e tyre iu janë paguar edhe nga  1,700 dinarë në bazë të aksioneve të fondit aksionar.

Në emër të dividentëve gjatë disa viteve të mëparshme, NIS, Aeroporti dhe Telekom Serbia kanë paguar çdo qytetar për një total prej 4,700 dinarë.

Nëse nuk e keni bërë deri më tash, këto para mund ti merni – megjithatë asgjë nuk do të humbisni, sepse me marrjen e mjeteve nga dividentët nuk e humbisni të drejtën në aksione, por as të drejtën në dividente që kompanitë do të paguajnë në vitet e ardhshme.

Paratë nga dividentët Qytetarët mund ti marrin në sportelet e  postës me letërnjpftim.

Pra, gjithçka që ju nevojitet është prania personale, letërnjoftimi dhe kërkesa gojore për ngritjen e parave bazuar në dividentët dhe paratë i mërni menjëherë.

Qytetarët të cilët nuk kanë llogari për aksione pa pagëse në Postë, paratë nga dividentët mund ti marrin në bankën e tyre./LajmiAL/