Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon-Taubadel, takon Sinanin dhe Arifin

0
399

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani dhe kryetari i APN-së Shqiprim Arifi kan pritur në takime të ndara në Preahevë,  eurodeputeten gjermane dhe Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel

Postimi i plot i kryetares të komunës së Preshevës:

𝐁𝐫𝐮𝐤𝐬𝐞𝐥𝐢 𝐭𝐚 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐳𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐁𝐞𝐨𝐠𝐫𝐚𝐝𝐢𝐧 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐳𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐣𝐨𝐬𝐞𝐫𝐛𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 – 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐢𝐚𝐥𝐨𝐠𝐮𝐧 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈-𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞.

Sot prita në takim eurodeputeten gjermane dhe Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, nga Grupi i të Gjelbërve (Greens/EFA Group); të shoqëruar nga z.Simon Ilse, drejtor i Fondacionit “Heinrich Böll Stiftung” në Serbi.

Gjatë takimit paraqita dhe ofrova dokumente me të dhëna konkrete mbi diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave kolektive të shqiptarëve në Serbi, që po përkeqësohen së fundi edhe me çështjen e pasivizimit të vendbanimeve.

Kërkova që në kuadër të procesit të integrimit evropian për Serbinë, Brukseli ta kushtëzojë më shumë Beogradin për demokratizim dhe për të drejtat e joserbëve në Serbi, si dhe ta rrisë presionin politik për më shumë investime në zonat e margjinalizuara socio-ekonomike të vendit.

Në fund, ritheksova nevojën e përfshirjes së çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, në funksion të paqes së qëndrueshme,a shkruar kryetarja Sinani.

Nga ana tjetë kryetari i APN-së Shqiprim Arifi pas takimit me Eurodeputeten gjermane, Viola von Cramon-Taubadel, ka shkruar se:

Postimi i plotë i kryetarit të APN-së

Sot pata një takim të shkëlqyer me Eurodeputeten dhe Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, znj. Viola von Cramon.Objektivat e takimit ishin gjithëpërfshirëse, znj.Cramon u njoftua nga afër me problemet aktuale politike dhe socio-ekonomike si dhe mbi pozitën e shqiptarëve në Luginë.

Bashkarisht diskutuam dhe u dakorduam mbi rëndësinë e pjesmarrjes sonë në dialogun Kosovë – Serbi, të cilën e kam kërkuar prej shumë kohësh dhe e cila mbetet temë kyçe dhe shumë e rëndësishme për fatin e Luginës së Preshevës.

Viola do të jetë zëri direkt në Bashkimin Europian për temat me rëndësi të veçantë për Luginën e Preshevës, ka shkruar Arifi.