Sipas të dhënave të meteorologëve, ajri më i ftohtë që mbërrin nesër në Serbi do të shkaktojë temperatura më të ulëta dhe shi.
Megjithatë, jo të gjitha qytetet në Serbi do të përfitojnë freskimin e gjatë të shumëpritur.
Ndërsa pjesët veriore dhe perëndimore të Serbisë mund të mbështeten në freskimin duke filluar nga nesër, pjesët jugore dhe jugperëndimore edhe për ditë të tëra do të presin për reshje të shiut, të paktën deri të premten.
Fillimi i nxehtë i gushtit
Fundi i korrikut ishte jashtëzakonisht i nxehtë, me temperatura që ishin shumë të larta dhe netët tropikale, por edhe dita e parë e gushtit nuk është më e mirë.
ERH ka lëshuar paralajmërim se sot do të jetë mot shumë i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperaturën më të lartë nga 34 gradë në veri, deri në 40 gradë në jug të Serbisë.
Më e larta megjithatë do të jetë në juglindje të vendit, ku në nivel lokal do të jetë deri në 42 gradë nën hije.








